Trajnerët i dhanë fund me polemika Superligës për vitin 2017

schedule17:49 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 17:49 - 22 Dhjetor, 2017

Nuk munguan akuzat dhe kundërakuzat në intervistat e trajnerëve pas ndeshjeve të Superligës. Ndër ata që folën ishin Shpëtim Duro i Flamurtarit dhe Sulejman Starova i Partizanit.

Gola të shumtë, por edhe polemika.

Superliga ishte plotësisht në ambientin e saj në ndeshjet e fundit për vitin 2017.

Nuk munguan akuzat, kundërakuzat, por edhe urimet nga njerëzit e stolit, ndërsa u luajt java e 16-të.

Më i qeti para mikrofonit të Supersportit, ai që pritej, trajneri kryesues Ilir Daja, Skënderbeu i të cilit përsëri fitoi.

Shumë interesante intervista e Shpëtim Duros së Flamurtarit pas suksesit në Kamzë, që foli për vendimet e arbitrave këtë sezon, por edhe kur doli kampion me Skënderbeun në 2011.

Nuk mund të mungonin batutat nga Sulejman Starova, pasi u ngacmua për humbjen në Gjirokastër dhe për akuzat për baste nga kryetarja e LSI-së, Kryemadhi.

Edhe më i riu i trajnerëve, Gentian Mezani i Laçit, ekipi i të cilit ka katër fitore radhazi./abcnews.al