Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Drejtuesi i një trajleri ka humbur kontrollin e mjetit duke u perplasur me trafikndaresen. Nga përplasja e fortë trafikndarësia është spostuar, duke bërë që një pjesë e mjetit të përfundojë në anën tjëtër të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë policie të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe disiplinimin e trafikut. /abcnews.al
Trajleri përplaset me trafikndarësen në autostradën Durrës- Tiranë

schedule12:49 - 22 Qershor, 2018
schedule 12:49 - 22 Qershor, 2018