Një 35 vjeçar është plagosur rëndë këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Dishnicë-Korçë.
Burme për abcnews.al bëjnë me dije se Bledar Zenuni duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin E. Sallaku, rreth 35 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 04.03.2020, në rrugën Dishnicë-Korçë, pranë fshatit Dishnicë, shtetasi B.Z., rreth 40 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar mjetin tip trajler është përplasur me mjetin tip “Honday” me drejtues shtetasin E. S., rreth 35 vjeç, i cili u transportua në Spitalin Rajonal Korçë, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

