Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti në afërsi të Laçit.
Sipas policisë në aksin rrugor Laç-Patok, mjeti me drejtuesin me inicialet A.Gj. është përplasur me mjetin me drejtues A.K.
Në aksident është përfshirë edhe një biçikletë me drejtues D.F. 55 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Goditja ka qenë fatale dhe si pasojë e përplasjes nga trajleri dhe plagëve të rënda 55-vjeçari humbi jetën në vend. Drejtuesi i trajlerit është shoqëruar nga policia e Kurbinit./ db/Abcnews.al