Një trajler ka dalë nga rruga në aksin rrugor Rrubik- Thirrë dhe është batuar. Për pasojë të gjitha mallrat janë shkarkuar në rrugë duke krijuar probleme edhe me levizjen e mjeteve.
Aksidenti ndodhi rreth orës 07:20 në rrugën e Kombit. Sipas policisë së Lezhës nga aksidenti nuk ka të lënduar. Shkak i aksidentit dyshohet humbja e kontrollit te mjetit. Ndërsa një aksident tjetër, por me pasoja të rënda ka ndodhur në Igumenice në aksin rural Sivota-Brahana. Mësohet se një mjet doli nga rruga dhe drejtuesi, një 30 vjeçar shqiptar ka humbur jetën./abcnews.al
https://youtu.be/1Z9rRFcVVMg