Trajkoviç kallëzim penal kundër Vuçiç dhe Gjuriç

schedule09:45 - 15 Maj, 2019

schedule 09:45 - 15 Maj, 2019

Politikania serbe e Kosovës Radia Trajkoviç ka bërë kallëzim penal për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç si dhe për Gjuriç. Ajo e akuzon kreun e shtetit serb se po pengon hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Mediat kosovare raportojnë se kryetarja e Lëvizjes Evropiane për Kosovën, Rada Trajkoviç, ka bërë kallëzim penal ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe drejtorit të ashtuquajturës Zyrë në Qeverinë e Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriç.

Sipas FoNet, në kallëzimin penal thuhet se Vuçiç dhe Gjuriç po pengojnë hetimet për vrasjen e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviç; duke rrezikuar në këtë mënyrë sigurinë në vend.

Ndër të tjera thuhet se Vuçiç, ka deklaruar se “historia e bashkimit të veriut dhe jugut të Mitrovicës është edhe një përpjekje e shqiptarëve për të hyrë në veri të “krahinës” dhe të sundojnë me veriun e Kosovës, për çfarë po i ndihmon edhe Rada Trajkoviç me dëshminë e saj për vrasjen e Oliver Ivanoviç.

Trajkoviç, disa herë është shprehu se ishte pikërisht Vuçiç ai i cili po pengon hetimin për vrasjen e Ivanoviç, shkruan Koha.net.

Ndërkaq, në kallëzimin penal, gjithashtu, thuhet se Gjuriç “më 22 Prill, mes tjerash, theksoi se Rada Trajkoviç është vetëm njëra nga pjesëmarrësit e një fushatë të organizuar për rrënimin e reputacionit të shtetit (Serbisë) dhe institucioneve tjera”.

Në kallëzimin penal, gjithashtu, thuhet se Vuçiç e Gjuriç Trajkoviç se është tradhtare e popullit serb, bashkëpunëtore e armiqve të shtetit dhe popullit dhe se punon për shërbimet e huaja të inteligjencës./ABC News 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!