Tragjike: Tentoi të shpëtonte djalin e tij, humb jetën luftëtari i WWE

schedule10:13 - 21 Maj, 2020

schedule 10:13 - 21 Maj, 2020

Ndahet nga jeta në mënyrë tragjike ish-luftëtari i WWE, Shad Gaspard. Raportohet se ai është mbytur në det në “Venice Beach”, në Kaliforni. Autoritet kanë tentuar ta shpëtojnë atë, por nuk ia kanë dalë dot. Gaspard ishte bashkë me të birin, i cili u shpëtua.

Në fakt, nga ajo që raportojnë mediat ndërkombëtare, ish ylli i WWE ishte munduar të shpëtonte djalin e tij dhe raportohet se është parë duke e mbajtur atë mbi ujë. Pas një dallge ai është zhdukur dhe rojet detare nuk e kanë gjetur dot në kohë.

Disa metra më tej, më vonë, është gjetur trupi i tij. Autoritetet konfirmuan fillimisht se karakteristikat fizike të viktimës përputheshin me ato të Gaspard. Më pas u konfirmua vdekja e tij, që përbën një lajm tragjik. Sa i takon djalit të tij, ai ishte në gjendje të mirë në momentin që u nxor nga uji dhe nuk kishte nevojë as të dërgohej në spital.  /abcnews.al