Tragjike/ Prindërit gjejnë të vdekur foshnjën një muajshe

schedule11:28 - 1 Prill, 2023

schedule 11:28 - 1 Prill, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paphos, Qipro,  ku prindërit kanë gjetur të vdekur foshnjën e tyre një muajshe. Konkretisht, një çift bullgar, mëngjesin e së shtunës  gjetën fëmijën e tyre një muajshe pa ndjenja në krevat.

Ata e dërguan menjëherë në spital, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk arritën ta shpëtonin.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së papritur të foshnjës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!