Tragjike/ Po ecte më të ëmën kur një qen bie mbi të nga kati i pestë, humb jetën 4 vjeçarja

schedule09:07 - 8 Gusht, 2024

schedule 09:07 - 8 Gusht, 2024

Një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën në Indi, kur një qen që ra nga kati i 5-të i një pallati mbi të. Një kamera sigurie ka kapur ngjarjen e paimagjinueshme që ka ndodhur në qytetin e Thanës, teksa vogëlushja po ecte me nënën e saj në një rrugë të ngushtë.

Kur nëna e vajzës kuptoi se çfarë kishte ndodhur, u përpoq të ndihmonte fëmijën e saj, por pa rezultat.

Edhe pse 4-vjeçarja u dërgua në spital, mjekët nuk mundën të bënin më shumë sesa të shpallnin vdekjen e saj. Qeni i bardhë pas goditjes tek fëmija u ngrit në këmbë, por nuk dihet nëse ka mbijetuar më pas.

Ajo që mbetet e paqartë është se si qeni ka rënë nga kati i 5-të i pallatit, nëse është hedhur vetë apo dikush e ka hedhur. Sipas nënës së vajzës, e cila foli për Times of India, policia që po heton ngjarjen nuk sheh asnjë aktivitet kriminal.

/abcnews.al