Tragjike në SHBA, adoleshentja vritet nga ish i dashuri

schedule10:00 - 11 Nëntor, 2023

schedule 10:00 - 11 Nëntor, 2023

Një adoleshente nga Virxhinia, SHBA, ka vdekur tragjikisht të martën e kaluar pasi është qëlluar për vdekje nga partneri i saj. Serenity Holley, nga Blacksburg, vdiq vetëm dy ditë para ditëlindjes së saj të 18-të, sipas familjes së saj.

Vrasësi i saj, i cili menjëherë pas aktit të tij të tmerrshëm vrau veten ishte Croney Monk , ish-i dashuri i saj që dyshohet se ka ngacmuar dhe shantazhuar vajzën në të kaluarën.

Trupat e pajetë të Holly dhe Monk u gjetën në makinën e viktimës të parkuar në një parking lokal, raportoi New York Post. Adoleshentja kishte kërkuar një urdhër ndalimi ndaj ish-it të saj.

“Unë besoj se vdekja e saj mund të ishte shmangur,” tha nëna e vajzës, Heather Waldron, për Roanoke Times.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!