Tragjike në Tiranë/ Djali 7-vjeçar vret aksidentalisht efektivin e FNSH-së

schedule14:14 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 14:14 - 20 Dhjetor, 2020

Djali 7-vjeçar vret të atin, efektiv pranë FNSH-së aksidentalisht me armën e shërbimit të këtij të fundit. Viktima është identifikuar si Roland Bicerri. Ngjarja e rëndë është regjistruar mesditën e sotme pranë Kopshtit Zoologjik.

Babë e bir kanë qenë duke qëndruar në një bilardo kur djali i mitur i ka marrë armën dhe pa dashje ka qëlluar në drejtim të tij. Bicerri ka mbetur fillimisht i plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së rëndë.

“Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë.

Grupi Hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Veprimet hetimore po kryhen nën drejtimin e Prokurorit, nga SHÇBA dhe strukturat hetimore të DVP Tiranë’, njofton policia./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!