Tragjike në Mat, vdesin nga Covid-19 dy vëllezër brenda 24 orëve

schedule20:14 - 26 Shkurt, 2021

schedule 20:14 - 26 Shkurt, 2021

Dy vëllezër nga Mati kanë ndërruar jetë brenda 24 orëve si pasojë e Covid-19. Viktimat janë Fatmir Domi 60-vjeç dhe Luan Domi 55-vjeç. Nuk ka informacion nëse ata kanë pasur sëmundje bashkëshoqëruese.

Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e babait tim Fatmirit 60 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te pabese. Humbja e Fatmirit ishte nje goditje e forte dhe e papritur per femijet, bashkeshorten, mua, te afermve dhe miqve” shkruan Ibrahim Domi, djali i viktimës.

Ndërsa 24 orë më parë ai njoftoi vdekjen e xhaxhait, po nga koronavirusi. “Me hidherim te thelle njoftoj vdekjen e xhaxhait tim te vogel Luanit 55 vjec, i cili nderroi jete sot per shkak te ketij virusi te mallkuar. Largimi Luanit nga kjo jete la pas ne pikellim vellezerit, 2 vajzat Sibora e Luvana, bashkeshorten Valbona, miqte dhe te afërmit”. Kryebashkiaku i Klosit Ilmi Hoxha, miq dhe të afërm kanë ngushëlluar familjen.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot kanë ndërruar jetë 20 persona, ndërsa nga  3689 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 916 qytetarë/ db/ Abcnews.al