Tragjike në Has, nëna gjen të vdekur foshnjen 3 muajshe

schedule10:11 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 10:11 - 14 Dhjetor, 2021

Një foshnje 3-muajshe ka ndërruar jetë në Krumë të Hasit. Policia është njoftuar nga nëna e saj se fëmija kishte ndërruar jetë në shtëpi.

Policia sapo ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po merr dëshmitë e të afërmve për të zbuluar shkakun e vdekjes. Paraprakisht, dyshohet se foshnja ka vdekur nga asfiksia.

Burime bëjnë me dije se nëna e foshnjes ishte me probleme të shëndetit mendor dhe jetonte e vetme me vajzën e porsalindur.

Ndërkohë në një prononcim për mediat drejtori i spitalit Has, Shaban  Peka ka theksuar se në trupin e foshnjës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe do të pritet raporti mjekoligjor për të parë dhe shkaqet e vërteta të vdekjes së fëmijës.

Mjeku ka shkuar në shtëpinë e të ndjerit dhe ka konstatuar pa shenja jete fëmijën. Paraprakisht nuk është konstatuar shenja dhune”, ka thënë ai.

Njoftimi i policisë

Has/ Informacion paraprak

Më datë 14.12.2021, jemi njoftuar nga shtetasja G. P., 31 vjeçe, banuese në Krumë, se ka ndërruar jetë në banesë, foshnja e saj 3-muajshe.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!