Tragjike në Brazil/ Kishin shkuar për pushime, dy gra vriten në dhomën e hotelit

schedule10:58 - 26 Shtator, 2023

schedule 10:58 - 26 Shtator, 2023

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brazil, ku dy gra janë vrarë pak orë pasi shkuan në hotel për pushime. Autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një kurth.

Eëellyn Hansen, 30 vjeçe dhe Jessica Cassandra Pereira da Silva, 19 vjeç, sapo kishin shkuar në hotelin e tyre në Alagoas mëngjesin e 16 shtatorit kur u qëlluan me armë në kokë.

Policia dyshon se ato u futën në kurth dhe se vrasja ishte e paramenduar. Brenda dhomës në hotel, hetuesit gjetën disa kanaçe birre, marijuanë dhe gjurmë gjaku.

“Ajo çfarë dimë është që hynë në mëngjes në dhomë dhe njëra prej tyre njihte një prej të dyshuarve”, tha Talita Aquino, nga departamenti i Vrasjeve dhe Mbrojtjes së Individëve.

Sipas saj, pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes, autorët kanë qëlluar menjëherë dhe janë larguar pastaj me qetësi. Paraprakisht autoritetet kanë identifikuar tre të dyshuar, që u larguan me një makinë me targa të falsifikuara.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!