Tragjike, ndërron jetë tek “Infektivi” 49-vjeçarja , nënë e 7 fëmijëve

schedule10:45 - 15 Korrik, 2020

schedule 10:45 - 15 Korrik, 2020

Këtë të mërkurë ka humbur jetën një 49-vjeçare nga koronavirusi.

Mësohet se trupi i saj do të dërgohet ditën e sotme nga “Infektivi” në shtëpi.

49-vjecarja ishte e vetëkarantinuar në shtëpi ndërkohë që gjendja e saj sapo u rëndua u transportua për në spitalin Infektiv ku edhe humbi jetën.

Ajo ishte intubuar prej 10 ditësh ndërsa është mësuar se ishte nëna e 7 fëmijëve dhe vajza e Xhume Hoxha, një e moshuar që jetonte në çadër bashkë me familjen pasi banesa e saj u dëmtua nga tërmeti.

Kjo familje kaloi në çadër një dimër të vështirë dhe madje dhe vetë nënë Xhumja u sëmur rëndë.

LEXO edhe:7 muaj në çadër pas tërmetit, gjyshja Xhume bëhet më në fund me kontenier

Me ndihmën e stafit të ABC News familja e 49-vjecares dhe Nënë Xhumes bëri thirrje për të pasur një kontejner, dhe shumë kohë më pas iu bë e mundur një i tillë me ndihmën edhe të një grupi aktivistësh të shoqërisë civile.

“Shumë faleminderit o Zot mirë qofsh dhe të mira të kesh në jetën tënde. Dimër, erë, shi furtunë, 6 vetë këtu 3 metër katror na ra me u sjellë vërdallë. Jetë mizerje,” bekoi atëherë nëna Xhume Hoxha.

Duket se tragjedia në këtë familje nuk u mbyll vetëm me pasojat që u la tërmeti i 26 nëntorit, tashmë duhet të përjetojnë dhe humbjen e njerëzve të dashur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!