Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të rrethrrotullimit pranë qendrës tregtare TEG.
“ABC News” mëson nga burimet se tre persona kanë mbetur të plagosur, shkak dyshohet shpejtësia tejet normave të lejuara.
Ndërkohë raportohet se një person ka ndërruar jetë.
Informacion paraprak:
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e përplasjes nga plagët e marra ka ndërruar jetë në spital shtetasi; K. V.,17 vjeç, ndërkohë për ndihmë mjeksore kanë shkuar dhe tre shtetas të tjerë pa probleme për jetën
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
/abcnews.al