Tragjike /Humbin jetën 4 anëtarë të një familjeje nga koronavirusi

schedule15:05 - 21 Mars, 2020

schedule 15:05 - 21 Mars, 2020

Katër persona në të njëjtën familje kanë vdekur nga koronavirusi në shtetin amerikan të New Jersey, ndërkohë që tre të tjerë po nga kjo familje janë në spital.

Grace Fusco, 73 vjeçe dhe gjashtë nga fëmijët e saj  u sëmurën pasi morën pjesë në një takim familjar, sipas BBC.

Vdekjet në të gjithë Amerikën kanë vazhduar të rriten dhe ekspertët paralajmërojnë të shmanget çdo lloj aktiviteti shoqëror.

Katër anëtarët e familjes që vdiqën janë Grace Fusco dhe tre fëmijët e saj: Rita Fusco-Jackson, Carmine Fusco dhe Vincent Fusco.

Rita Fusco-Jackson, mësuese në shkollën katolike, 53 vjeçe, vdiq të premten. Ajo nuk kishte pasur probleme të rëndësishme shëndetësore, tha zyrtari i Shëndetësisë, Judith Persichilli.

Carmine Fusco vdiq të enjten dhe disa orë pas saj, edhe e ëma, Grace Fusco.

Sipas New York Times, Grace Fusko vdiq pa e ditur që dy nga fëmijët e saj i ishin dorëzuar sëmundjes vdekjeprurëse që përfshiu planetin.

Të enjten, vdiq në të njëjtin spital ku dhe mamaja e tij kishte kaluar orët e fundit, edhe Vincent Fusco.

Sipas një pjesëtari të familjes, Paradiso Fodera, 19 anëtarët e kësaj familjeje që kishin marrë pjesë në të njëjtën drekë, tani janë vetizoluar dhe kanë mëse një javë që presin rezultatet e testeve të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!