Tragjike! Humbi të atin dhe xhaxhanë, COVID-19 i merr jetën dhe futbollistit

schedule19:18 - 29 Maj, 2020

schedule 19:18 - 29 Maj, 2020

Një histori vërtetë tragjike në Bolivi: Deibert Frans Guzman ka humbur jetën nga Koronavirus në moshën 25 vjeçare. Guzman aktivizohej për ekipin e Kategorisë së Dytë në Bolivi, University of Trinidad. Deibert Guzman bëhet futbollisti i parë që humb jetën nga virusi famëkeq.

Vdekja e tij vjen pasi dy humbjeve të tjera tragjike. Guzman humbi babanë dhe xhaxhanë e tij pak javë më parë, për shkak se dhe këta të dy ishin të prekur me Koronavirus dhe nuk arritën të mbijetonin.

Babai i Deibert, Belizario Roman, ishte dhe presidenti i klubit të kategorisë së dytë në Bolivi. Ndërsa xhaxhai, Luiz Carmeo Roman, ka qenë trajner i skuadrës Deportivo Perejique./abcnews.al