Tragjedia shqiptare në Gjermani, gruaja zgjohet nga koma, burri i vrau dy djemtë

schedule16:49 - 30 Dhjetor, 2021

schedule 16:49 - 30 Dhjetor, 2021

Avdije R, gruaja me prejardhje nga Kosova që dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga burri i saj nga Ponosheci i Gjakovës, është zgjuar nga koma artificiale, raporton “Bild”, transmeton Gazeta Express.

Ajo i mbijetoi gjakderdhjes së tmerrshme të shkaktuar nga burri i saj, por ende nuk është në gjendje të merret në pyetje, raporton Bild.

Bild shkruan sot se Flamur R. (44) qëlloi dy djemtë e tij (11, 13) dhe gruan e tij Advije R. (38), pastaj veten në shtëpinë e tyre në Hamburg të Gjermanisë.

Mbijetoi vetëm Advije R., e shtrirë në spital me disa plagë me armë zjarri. Tani ajo është zgjuar nga koma artificiale, vijon raportimi.

Si e priti vdekjen e djemve dhe çfarë e shtyu babanë në aktin e tij gjakatar, 38-vjeçarja nuk mund të pyetet ende.

“Ju nuk mund ta merrni ende në pyetje sepse, sipas vlerësimit mjekësor, ajo nuk është ende e gatshme,” tha kryeprokurorja Ulla Hingst të enjten.

Sipas konstatimeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë me nga një të shtënë djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç në orët e vona të mbrëmjes së 26 dhjetorit, përpara se të qëllonte veten me armë.

Advije R. u plagos rëndë në spital me disa plagë me armë zjarri dhe fillimisht ishte në gjendje kome artificiale.

Nga provat mjeko-ligjore rezulton se Flamur R. ka tërhequr këmbëzën të paktën tetë herë. “Tetë gëzhoja u gjetën në shtëpi,” tha Hingst.

Mësohet se 44-vjeçari nuk kishte patentë armësh. Motivi i tij mbetet i paqartë./ GazetaEkspres

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!