Tragjedia shqiptare në Bullgari, Blinken: Ngushëllime për humbjet e jetëve

schedule15:54 - 23 Nëntor, 2021

schedule 15:54 - 23 Nëntor, 2021

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Bullgari ku humbën jetë 45 shqiptarë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll.

Blinken shprehet se DASH dhe popullin amerikan shprehin ngushëllimet për humbjet e jetëve.

“DASH dhe populli amerikan shprehin ngushëllimet për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për humbjen tragjike të jetëve në aksidentin e sotëm të autobusit dhe në zjarrin e rënë në shtëpinë e të moshuarve. Zemra jonë është me ata që janë në zi ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, shkruan Blinken.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!