Që nga viti 2019 nuk ishin kryer inspektime sigurie në barin zvicerin ku një zjarr vrau të paktën 40 persona dhe plagosi qindra të tjerë natën e ndërrimit të viteve. Kryebashkiaku i Crans Montana tha se inspektimet e zjarrit duhet të kryhen çdo vit në baret e qytetit dhe se i fundit në vitin 2019 në barin luksoz të resortit të skive, kishte qenë pozitiv.
Shkuma e izolimit akustik në tavan konsiderohej e pranueshme në atë kohë dhe një alarm zjarri nuk ishte i nevojshëm për shkak të madhësisë së barit, shtoi kryebashkiaku.
Prokurorët kanë thënë se zjarri që u përhap me shpejtësi në orët e para të 1 janarit ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët në shishet e shampanjës, që i vunë zjarrin tavanit, i cili ishte i mbuluar me një material shkumë të përdorur për izolim akustik.
Pas ngjarjes tragjike bareve në qytet iu ndalua përdorimi i fishekzjarrëve në ambientet e brendshme. Autoritetet po hetojnë dy personat që drejtonin lokalin me dyshimin për krime, përfshirë vrasje nga pakujdesia. Megjithatë policia nuk ka arrestuar askënd, pasi nuk i konsideron rrezik arratisjeje.
Shumica e viktimave të flakëve që përfshiu barin në orët e para të 1 janarit ishin adoleshentë, më të rinjtë mes tyre 14 vjeç. Policia ka indetifikuar të gjithë viktimat, mes tyre shtetas italianë, francezë, portugez dhe britanik. Po ashtu janë identifikuar të gjithë të plagosurit, disa prej tyre me djegie të rënda./abcnews.al


