“Kjo nuk ishte mirë. Kjo nuk ishte aspak e mirë”, këto ishin fjalët e fundit të kineastes Halina Hutchins që mbeti e vrarë nga Alec Baldwin në xhirimet e filmit Rust në New Mexico. Aktori po përgatitej pak çaste më parë për xhirimin e një prej skenave brenda një kishe, ku do të qëllonte me pistoletën Colt, kalibër 45, sipas Los Angeles Times.
“Pra e nxjerr këtë kështu, tërheq këmbëzen dhe ‘Bang!’”, mësohet të jetë shprehur aktori teksa mbante armën që supozohej të ishte mbushur me gëzhoja boshe. Plumbi rezultoi të ishte i vërtetë nga “arma e ftohtë”, që term që nënkupton se arma nuk përmban fishekë të vërtetë dhe është e sigurt për prova.
E plagosur, kineastja ra në krahët e kryeelektricistit në shesh, ndërsa gjaku derdhej nga gjoksi i saj. Ndërkohë, regjisori Joel Souza, i cili gjithashtu u godit, u rrëzua në tokë. Baldwin e uli armën dhe bërtiti: “Çfarë ndodhi?”
“Mjek!” dikush bërtiti ndërsa anëtarët e ekuipazhit nxituan drejt Hutchins të tronditur. Brenda pak orësh ajo u shpall e vdekur. Të shtunën, duke iu përgjigjur gazetarëve, aktori që shkaktoi tragjedinë tha se kineastja ishte një mike e tij. /abcnews.al