Ka shkuar në 60 numri i viktimave nga mbytja e anijes me emigrantë në brigjet e Italisë jugore. Deri më tani janë nxjerr të pajetë 60 persona në brigjet e Cutro (Crotone): 27 janë burra, 21 gra dhe 12 të mitur.
Mes viktimave raportohet edhe për dy binjakë të vegjël janë gjetur të pajetë në det dhe një djalë 1-vjeçar në plazh.
Ndërkohë, 81 persona u shpëtuan, nga të cilët 22 janë në spital dhe njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Ndërsa 59 të tjerët janë vendosur në një qendër lokale të pritjes për azilkërkuesit.
/abcnews.al