Autori i masakrës në shkollën e mesme të Teksasit, ishte viktimë e bulizmit. Në ditarin e tij, ai shkruante se donte të vriste dhe të vetëvritej. Ndërkohë dhe në parkingun e një shkolle të lartë në Atalanta një grua humbi jetën si pasojë e të shtënave me armë.
Dimitrios Pagourtzis, 17 vjeç, studenti i arrestuar për masakrën në shkollën e mesme në Teksas, ka qenë viktimi bulizmi i shokëve të klasës dhe trajnerëve. Washington Post ka intervistuar të afërmit e tij, ndërsa gjykata i ka mohuar mundësinë e lirimit me kusht në pritje të procesit. Sipas mediave amerikane, ai ka qenë i qetë gjatë dhënies së vendimit.
Fakti që ai ka qenë objekt talljeje për shokët e tij mund të jetë dhe arsyeja e masakrës, ndërsa mbetet ende për tu zbuluar plani i sulmit. Mediat amerikane kanë publikuar të dhënat e para të profilit të vrasësit 17-vjeçar. Në profilet e tij në rrjetet sociale, ai shfaqet në një fotografi me moton: i lindur për të vrarë, ndërsa në një fotografi tjetër, ai është me një xhaketë të verdhë të gjatë me simbole naziste. Adoleshenti luante me ekipin e futbollit të shkollës dhe ishte anëtar i skuadrës së kërcimit të kishës greke ortodokse.
Në ditarin e tij, Dimitrios planifikonte të vriste dhe të vetëvritej, dhe në automjetin e dhomën e tij janë gjetur bomba molotov dhe mjete të tjera shpërthyese.
Pas ngjarjes në Santa Fe në Texas, një episod tjetër i ngjashëm është regjistruar orët e fundit në Georgia. Sipas televizionit amerikan Fox News, një grua mbeti e vrarë në parkingun e një shkolle të lartë në pjesën lindore të Atalantës, teksa po zhvillohej një ceremoni diplomimi. Gruaja ndërroi jetë si pasojë e disa plumbave, ndërsa një person tjetër mbeti i plagour. Sipas të dhënave të para të policisë, çdo gjë ndodhi pas degjenerimit të një debati për shkak të vendeve të parkingut./abcnews.al