Tragjedia në Tetovë, mediat: 24 pacientë me COVID u dogjën mes flakëve, 5 shpëtuan

schedule23:47 - 8 Shtator, 2021

schedule 23:47 - 8 Shtator, 2021

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se numri i viktimave deri tani nga djegia e spitalit në Tetovë është 24. Mes tyre, pacientë, personel mjekësor dhe familjarë të të sëmurëve që ishin brenda, shkruan Portalb.

Vetëm 5 pacientë kanë arritur të shpëtojnë gjallë dhe ata janë nisur menjëherë për në spitalin e Shkupit. Zjarrfikësit shuan zjarrin dhe po nxjerrin trupat e viktimave.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe u shpreh se “Zjarri është shuar dhe të gjitha ekipet e spitalit janë mobilizuar të japin ndihmën për të lënduarit.

Ato me urgjencë janë duke u transportuar për në Shkup që të ju jepet ndihma e nevojshme, ekipet e Klinikës janë të mobilizuar. Së shpejti do të kemi informacione”, ka thënë Filipçe.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi nga spitali u shpreh “Dhimbja është shumë e madhe, cilado të jetë arsyeja e shpërthimit dhimbja është e madhe nga kjo që ndodhi sonte këtu”, theksoi Teuta Arifi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!