Tragjedia në Superligë/ Policia: Dwamena, ndërroi jetë në fushë

schedule15:10 - 11 Nëntor, 2023

schedule 15:10 - 11 Nëntor, 2023

Policia ka konfirmuar vdekjen e sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, i cili humbi ndjenjat gjatë ndeshjes në fushë.

Sipas bluve, 28-vjeçari është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja, edhe menjëherë i ka ardhur ndihma e shpejtë nga mjekët.

Më pas, futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Në stadiumin “Arena Egnatia”, ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës “Abisnet Superiore”, midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!