Tragjedia në Shkodër/ Gazetarja: Sipas banorëve, Alma kishte kërkuar ndihmën e policisë, dhuna fizike ka qenë e vazhdueshme

schedule22:28 - 6 Maj, 2024

schedule 22:28 - 6 Maj, 2024

Në një intervistë në emisionin “360 gradë” në ABC u diskutua ngjarja e rëndë që tronditi jo vetëm Shkodrën, por mbarë vendin.

Avokatja Enida Bozheku u shpreh se lidhur me këtë ngjarje Prokuroria u tregua e nxituar, duke shtuar se kjo ngjarje ishte shumë e rëndë dhe ka tronditur mbarë vendin.

“Detaji që e lidh këtë histori është dashuria që ky baba kishte për fëmijët. Dhe nëna ndëshkon tek ajo që është trashëgimia. Nga ana e Prokurorisë pashë diçka të nxituar lidhur me deklaratat që ka bërë, për shkaktimin e vetëvrasjes”, tha ajo.

Nga ana e saj gazetarja Anduena Llabani, foli për dëshmitë e dhëna nga banorë të zonës duke thënë se, sipas tyre, ndaj gruas është ushtruar dhunë sistematike.

“Nga fqinjët u tregua një tmerr që kishte përjetuar Alma me bashkëjetesën e saj, me autorin e dyshuar. Nga dëshmitë u tha se 6 muaj më parë Alma i ishte drejtuar policisë. Kërkesa për të marrë një urdhër mbrojtje, nuk i di arsyet, që nuk ka një kërkesë zyrtare. Ndërkohë që gjithë banorët e dinin që Alma kishte kërkuar ndihmën e policisë”, tha Bozheku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!