Tragjedia në Shkodër/ Flet për “ABC News” motra e Alma Arrazit: Mes çiftit ka pasur konflikte prej më shumë se dy vitesh

schedule23:16 - 6 Maj, 2024

schedule 23:16 - 6 Maj, 2024

Nga policia mësohet se familjarë të Alma Arrazit kanë deklaruar se konflikti mes çifti ka ndodhur qe prej disa muajsh.

Sipas tyre 31-vjeçari, Ergys Arrazi, kishte një lidhje jashtëmartesore me një vajzë. Sipas motrës së Alma Arrazit, kjo e fundit kishte parë edhe disa video që Ergysit ja dërgonte vajza me te cilën kishte krijuar lidhje jashtëmartesore.

Motra e Almës ka deklaruar se Ergysi vazhdimisht e ofendonte.

“Ergysi kishte një lidhje jashtëmartesore. Ai vazhdimisht e ofendonte Almën. Motra kishte parë disa video që Ergysit ia dërgonte e dashura”, thuhet në deklaratë.

Gazetari Ervin Leka tha për “ABC News” se sipas deklaratave të bëra nga motra e Alma Arrazit, 31-vjeçari e kishte kërcënuar të motrën, dhe se kishin vazhdimisht konflikte pasi kishte krijuar edhe një lidhje jashtëmartesore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!