Tragjedia në RMV, ndërron jetë shoferi i ambulancës, u erdhi në ndihmë të plagosurve

schedule11:45 - 17 Mars, 2025

schedule 11:45 - 17 Mars, 2025

Ka ndërruar jetë shoferi i ambulancës, Ile Gocevski, i cili ishte në shërbim e emergjencës duke iu ardhur në ndihmë të plagosurve nga zjarri që përfshiu klubin e natës në Koçan.

Mediat në Maqedoninë e Veriut, raportojnë se Gocevski ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Zjarri shpërtheu mëngjesin e të dielës, në një diskotekë në Koçan në Maqedoninë e Veriut, duke vrarë 59 persona dhe plagosur qindra të tjerë. Shumë të plagosur raportohet se janë transportuar në spitalet të shteteve të tjera për të marrë trajtim mjekësor. Ndërkohë qeveria në Maqedoninë e Veriut, pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme shpalli shtatë ditë zie, ndërsa është kërkuar edhe zbardhja e plotë e shkaqeve të ngjarjes dhe vendosjes para drejtësisë të përgjegjësve kryesorë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!