Tragjedia në Potam/ Gjykimi për Arjan Tasen do të bëhet i ndarë nga 8 efektivët e akuzuar për ‘shpërdorim detyre’. Gjyshi: Dua drejtësi!

schedule13:46 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 13:46 - 1 Dhjetor, 2023

Pas shtyrjes së gati shtatë seancave paraprake Gjykata e Vlorës ka vendosur që Arjan Tase, ish-punonjësi i policisë që shkaktoi tragjedinë në Potam në gusht të vitit 2022, të gjykohet veçmas nga 8 punonjësit e policisë Himarë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Në këtë seancë gjyshi i vogëlushes Ismet Avdia ka kërkuar që drejtësia të bëjë punën e saj, sipas tij ndarja e hetimit ka për qëllimin lehtësimin.

Vogëlushja Jonada Avdia u vra në breg të detit nga skafi që drejtonte ish-oficeri i policisë Arjan Tase. Ndërkohë këtë të premte ishte seanca e shtatë paraprake pas shtyerjeve të ndryshme, gjykimi do të vijojë i ndarë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!