Tragjedia në Novi Sad/ Gjykata liron ish- ministrin e akuzuar

schedule22:56 - 27 Nëntor, 2024

schedule 22:56 - 27 Nëntor, 2024

Gjykata e lartë serbe ka liruar një prej 11 personave të cilët u arrestuan pas tragjedisë në Novi Sad. Çatia e rinovuar e stacionit hekurudhor u shemb në 1 nëntor duke lënë pas 15 viktima dhe tre të plagosur.

Një prej ministrave të arrestuar ishte edhe ish-ministri Goran Vesic, ish- ministër i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës, i cili ishte arrestuar të enjten e kaluar.

Ndërkohë edhe dy drejtues përkatësisht ministri i Tregtisë dhe kreu i Hekurudhave Shtetërore të Serbisë dhanë dorëheqjen pas tragjedisë.

Liderët e opozitës dhe qytetarët dolën në rrugë disa herë në protesta ku pati edhe të arrestuar, duke e fajësuar qeverinë për korrupsion dhe nepotizmin. /abcnews.al