Tragjedia në Konispol/ Banorët për krimin e dyfishtë: Jemi shumë të tronditur

schedule12:12 - 6 Gusht, 2024

schedule 12:12 - 6 Gusht, 2024

Një banorë e fshatit Shalës në Konispol ku ndodhi edhe krimi i dyfishtë në familje, ka folur për ABC News, lidhur me ngjarjen tragjike.

Ajo ka thënë se familja Islami nuk ka pasur probleme dhe se e njihte edhe 66 vjeçaren që u vra më sëpatë nga bashkëshorti pas një konflikti mes tyre.

“E shihja në rrugë. Me banorët e zonës ka qenë në rregull nuk ka shfaqur probleme. Nga kjo ngjarje jemi të tronditur. Zonjën e njoh edhe djalin. Ishin familje e mirë, nuk di çfarë të them. Di që djali ka qenë në një kafe”, ka thënë ajo.

/abcnews.al/