Tragjedia në Kavajë, këta janë turistët nga Rusia që u gjetën të pajetë në hotel

schedule16:02 - 18 Tetor, 2021

schedule 16:02 - 18 Tetor, 2021

Këta që shikoni në foto janë turistët rusë që humbën jetën në ambientet e hotelit Gloria Palace në Kavajë. Prokuroria e Kavajës ka regjistruar hetimet për veprën penale të vrasjes, por pa emër konkret. Burime nga  prokuroria  sqaruan për ABC se deri më tani  nuk ka ndonjë person të dyshuar, ndërsa  për shkak të veprës së regjistruar do të lejojë hetuesit të zhvillojnë  veprime  më të thelluara hetimore.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes, ku katër shtetasit rusë u  gjetën të pa jetë pranë pishinës së brendshme  të hotelit  “Gloria”, në Qerret. Një nga pistat kryesore është ajo e asfiksisë si pasojë e çlirimit në atmosferë të klorit që është përdorur  për pastrimin e pishinës ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Hetuesit kanë dyshime se nuk mund të ketë funksionuar sistemi i ventilimit të pishinës, çka ka sjellë edhe mbingarkesën e ajrit duke shkaktuar asfiksinë e turistëve. Po kështu po verifikohet nëse mund të ketë pasur rrjedhje gazi në ambientin ku ata qëndronin.

Do të jetë përgjigja e analizave të kampionëve të ujit për të  parë nivelin e klorit si dhe  përgjigja e autopsisë që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Ndërkohë paraditen e së hënës, përfaqësues të ambasadës ruse, kanë shkuar në ambientet e institutit të ,mjekësisë ligjore, për të marrë të dhëna mbi vdekjen e mistershme të çiftit të bashkëshortëve, Sergei e Natali Burenkova, vajzës së tyre Eketarina dhe dhëndrit Nikita Belousov. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!