Tragjedia në Greqi/ I mbijetuari i vetëm nga vagoni i parë ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën

schedule09:46 - 3 Mars, 2023

schedule 09:46 - 3 Mars, 2023

Një student 20-vjeçar është i mbijetuari i vetëm i vagonit të parë të trenit që u përplas me një tren tregtar në Tempi. Sipas drejtorit të ICU të Spitalit të Përgjithshëm të Larisës, Apostolos Komno, studenti ndodhet në spital me dëmtime në tru dhe i është nënshtruar dy operacioneve.

“Gjendja e tij është ende kritike”, tha ai, duke shtuar se “Po mundohemi për më të mirën”.

“Kemi edhe disa të lënduar të cilët i janë nënshtruar operacionit. Në spitalin tonë janë shtruar 20, 15 janë ende të shtruar dhe janë në gjendje të mirë, 5 kanë dalë nga spitali.

Disa janë operuar dhe disa janë në pritje të operacioni”, tha Komnos.

Më pas ai përshkroi skenat e pabesueshme në spital në orët e para të tragjedisë hekurudhore në Tempe.

“Kur u njoftuam menjëherë pas aksidentit, në vendin e aksidentit kanë qenë 40 autoambulanca, tha ai.

Më në fund, drejtori i ICU në Larisa tha se familjarët janë mbështetur psikologjikisht që në orët e para, ndërsa tashmë janë identifikuar 7 persona.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!