Tragjedia në Gjilan, Haziri mes lotëve: Ishte familje e ndershme

schedule18:04 - 18 Shkurt, 2020

schedule 18:04 - 18 Shkurt, 2020

Pas tragjedisë së kësaj të marte të ndodhur në Gjilan, ku vajza e familjes Bllaca ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe veten ka reaguar kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në fjalën e tij Haziri, ka deklaruar se është tronditur nga lajmi për shuarjen e familjesh pesë anëtarëshe në lagjen Bujana të këtij qyteti. Ndër të tjera mes lotës kreu i Komunës së Gjilanit, ka theksuar se kjo familje ka qenë shumë e ndershme dhe e respektuar nga të gjithë.

“Është tronditëse lajmi që sot në mesditë në Gjilan ka ndodhur, jo vetëm familja Bllaca dhe lagja Bujana, por i gjithë Gjilani është në ditë zie. Tragjedia që po kalojmë është në hetime zbardhja e rastit nga organet e shtetit. Prokurorët, forenzika, policia janë duke e zbardhur këtë rast. Ju kisha lutur që sot të raportoni gjithçka ashtu siç deklaron prokuroria e shtetit. Kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodh çdokujt dhe për ne sepse kanë qenë familje e ndershme, por që jeta dhe problemet që ka pasur në këtë rast mund të përballohet vetëm me solidaritet dhe se zbardhja e këtij rasti mund të na çliron nga kjo dhimbje e madhe që sot Gjilani e ka”, deklaroi Haziri.

Gjithashtu ai ka bërë me dije ndër të tjera se ka kërkuar që në nder të familjes Bllaca të shpallet ditë zie, ditën që do të varrosen familja.

“Kom propozuar një ditë zie në nderë të familjes Bllaca. Prokuroria dhe hetuesia do të zbardhin problemet që kanë çuar deri në këtë tragjedi dhe është e vetmja udhë që mund të zbardhen detaje. Por kjo familje ka qenë shumë e respektuar dhe shumë e ndershme. Dita e zisë do të varet nga institucionet e tjera, por ne mendojmë që dita e zisë të lidhet me ditën e varrimit”, theksoi Haziri.

Një studente e universitetit është gjetur e gjallë, pasi humbi në Gold Coast Hinterland të Australisë javën e kaluar./abcnews.al