Duket si një tragjedi e paralajmëruar ajo që ndodhi të dielën në një familje shqiptare që jetonte në Piaceza të Italisë.
Kjo pasi Elsa Tereziu, 52-vjeçarja e cila u vra me thikë nga bashkëshorti i saj Xhevdet Mehmeti, kishte përfunduar disa herë në spital në të shkuarën, për shkak të dhunës së ushtruar nga 57-vjeçari.
Por duket se nga frika, gruaja kishte mohuar gjithmonë se dhunohej nga i shoqi dhe i justifikonte shenjat në trup duke thënë se ishte vrarë aksidentalisht.
Ajo kurrë nuk kishte bërë denoncim për situatën. Fatkeqësisht, pasditen e së dielës gjërat morën një rrjedhë tragjike që i kushtoi jetën nënës së dy fëmijëve.
Tre goditje me thikë e lanë të vdekur 52-vjeçaren në sytë e djalit 17-vjeçar.
Pasi vrau të shoqen, Xhevdet Mehmeti u përpoq të arratisej, por më pas u vetëdorëzua në polici.
Çifti jetonte në një apartament në Dante të Piacenzës, sëbashku me dy fëmijët e tyre.
Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të panjohura. Sipas mediave fqinje, para krimit mes çiftit shqiptar kishte pasur një zënkë. Gruaja u gjet përtokë në kuzhinë me armën e krimit pranë. 52-vjeçarja vdiq nga gjakderdhja.
E teksa djali 17-vjeçar i çiftit telefonoi emergjencën, babai i tij u arratis në këmbë nga banesa./tvklan.al