Tragjedia në Durrës: Babë e bijë nga Tirana, 44-vjeçari tentoi të shpëtonte vajzën

schedule19:44 - 26 Gusht, 2020

schedule 19:44 - 26 Gusht, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Babë e bijë u mbytën sot në plazhin e Rrushkullit, duke i dhënë ngjarjes përmasat e një tragjedie.

Fillimisht u nxor i vdekur nga deti, babai, ndërsa vajza 9-vjeçare ndërroi jetë pak minuta më vonë në spitalin e Durrësit, pasi u dërgua në gjendje të rëndë.

Gazetari Leonidha Musaj bën të ditur për abcnews.al se babë e bijë ishin pushues ditorë nga Tirana.

Mësohet se babai ka marrë vajzën dhe janë futur për tu larë në det, ndërsa dallgët kanë marrë 9-vjeçaren. Më pas, në tentativë për të shpëtuar vajzën është mbytur edhe babai.

44-vjeçari, Dh.B., është nxjerrë në breg pa shenja jete, ndërsa vajza 9-vjeçare u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin Rajonal të Durrësit. Me gjithë tentativën e bluzave të bardha vogëlushja nuk arriti të mbijetonte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!