Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një minierë në Balgjajt të Selishtës, ku tre persona kanë humbur.
Komshiu i një prej Fatos Çeskut, një ndër personat që humbi jetën në Selishtë është shprehur se viktimat kishin tre ditë që kishin humbur kontaktet me familjarët dhe dyshohet se ato janë zënë nga një masiv dheu.
Në deklaratën e tij për Abc News ai shprehet se galeria ka qenë e mbyllur dhe viktimat kanë punuar në të zezë për të siguruar bukën.
“Sipas të afërmve të tij sot që erdhën nga Peshkopia, viktimat ka gati tre ditë që ato kanë qenë të bllokuar dhe nuk kanë pasur asnjë kontakt. Sipas të informacioneve që unë kam këto kanë qenë të pasiguruar dhe se galeria ka qenë e mbyllur. Kushëriri i Fatosit që punon atje më ka thënë se po punonin në të zezë pasi galeria ka qenë e mbyllur nga shteti, por se për kë po punonin nuk e di”, është shprehur ai.
LEXO EDHE: Tragjedia në Dibër, 3 trupa nxirren të pajetë nga galeria
Ndërkohë më tej një tjetër komshi me viktimën thekson se e vetmja gjë që ai di është se viktimat ishin prej tre ditësh të bllokuar dhe gjetja e tyre është bërë e mundur nga familjarët.
“Ne jemi komshi në një pallat, dhe viktima ka tre dit që nuk ka pas asnjë kontakt dhe mbrëmjen e djeshme nga ora 11 e darkës kemi dëgjuar nga media se ato ishin të bllokuar atje pasi ato vetë kishin shkuar që ti kërkonin. Unë nuk e di se kush është pronari”.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Dibër ku si pasojë humbën jetën inxhinieri Ismail Hoxha, rreth 64 vjeç, Fatos Çesku 55 vjeç dhe Rruzhdi Rrushiti 33 vjeç banues në Bulqizë. e.su./abcnews.al