Tragjedia në Bulqizë, reagon kreu i PD Lulzim Basha

schedule14:08 - 14 Shkurt, 2020

schedule 14:08 - 14 Shkurt, 2020

Tragjedia që ndodhi sot në Bulqizë, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit u helmuan 3 pjesëtarë të një familje, nëna me dy fëmijë, dhe një fëmijë tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën, ka sjellë reagimin e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

“Me tronditje dhe dhimbje ndoqa lajmin për tragjedinë në Ostren të Bulqizës ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj. Shpreh ngushëllimet e mia të thella për familjen Tolaj dhe uroj shërim të shpejtë vajzës tjetër të familjes që po merr ndihmën mjekësore“, shkruan kreu i demokratëve./abcnews.al