Një anije me emigrantë tunizianë është fundosur gjatë natës në brigjet e Gabes në Tunizinë juglindore, sipas autoriteteve tuniziane. Një foshnjë dhe një 20-vjeçare kanë vdekur dhe pesë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Përpjekjet për të gjetur të mbijetuar të tjerë vazhdojnë në gjirin e Gabes, i cili dominohet nga rrymat e forta detare.
“U gjetën dy trupa, një i një 20-vjeçari dhe i një foshnjeje” njoftoi garda kombëtare.
Më shumë se 1,800 njerëz, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), kanë vdekur që nga janari nga fundosja e anijeve në Mesdheun qendror (midis Afrikës së Veriut dhe Italisë), rruga më vdekjeprurëse e migrimit në botë, më shumë se dyfishi i numrit nga viti i kaluar.
/abcnews.al