Tragjedia në Australi, vëllai i Vetonit bën postimin prekës: Ikën dy ëngjëj, shkoni përqafoni ata që doni

schedule09:51 - 6 Janar, 2020

schedule 09:51 - 6 Janar, 2020

Ngjarja e rëndë në familjen shqiptare tronditi Australinë natën e ndërrimit të viteve. Shqiptari Osman Shaptafaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të vajzës së tij Lindita Musai 25 vjeç dhe dhëndrit Veton Musai 29 vjeç. Vajza humbi jetën në vend nga plumbat, ndërsa dhëndri ndërroi jetë në spital disa orë më vonë. Ndërkohë që babai më pas tentoi vetëvrasjen.

Ndërkohë Drilon Musai, vëllai i Veton Musait, ka reaguar me një postim prekës në rrjetet sociale. Ai shkruan se vëllai dhe nusja e tij ishin dy engjëj, ndërsa kujtimi i tyre do të mbetet përgjithmonë.

“Ju dhe Vetoni ishit zilia e të gjithëve. Vetoni ishte vëllai im, shoku im më i mirë. Pasioni i tyre për jetën, familjen dhe miqtë ishte i pakrahasueshëm. Kujtimet që kemi prej jush do të na mbajnë përgjithmonë dhe do të ndihmojnë në qetësimin e këtyre plagëve. Bota do të ishte një vend i mrekullueshëm nëse të gjithë do të kishin pikëpamjen tuaj për jetën.
Unë do të të dua gjithmonë, vëllai im, shoku im më i mirë. Më mungon shumë. Unë jam njeriu që jam sot falë jush. Ju ishit ylli më i ndritshëm në familjen tonë. Kujtoni Vetonin dhe Linditën për ata që ishin, dashurinë e tyre, pasionin e tyre, sepse të kujtosh atë që ndodhi është një padrejtësi. Ju lutem, hiqni telefonin, mbyllni laptopin, mbyllni ekranin dhe shkoni të përqafoni prindërit, motrat, miqtë tuaj dhe të gjithë ata që doni” shkruan.

Të afërmit e çiftit tregojnë se i ati i vajzës kishte një formim të vështirë, ndërsa nuk ka qenë i ftuar as ne fejesën e çiftit dhe as në dasmë. Sipas medieve australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar. Ndërkohë Veton Musai, ishte djali i udhëheqësit të komunitetit shqiptar në këtë vend, Alil Musai, i cili arriti atje nga Maqedonia në vitet 1980.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!