Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari njoftoi se deri tani për kurim jashtë shtetit pas tragjedisë në Koçan, janë dërguar 13 persona.
Taravari tha se në plan është që të dërgohen më tepër pacientë, por që kjo do të bëhet gradualisht.
Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit, kur një shpërthim zjarri ka përfshirë diskotekën Pulse, pas përdorimit të mjeteve piroteknike. Si pasojë 59 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën.
Po ashtu janë arrestuar disa persona, që dyshohet se janë përgjegjës për këtë tragjedi të madhe në Maqedoninë e Veriut.
/abcnews.al/