Tragjedia me dhjetëra viktima në Maqedoninë e Veriut/ Karamuço: Diskoteka nuk plotësonte standardet e sigurisë

schedule19:36 - 16 Mars, 2025

schedule 19:36 - 16 Mars, 2025

Të paktën 59 persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën pasi një zjarr përfshiu një klub nate. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në Koçan në Maqedoninë e Veriut.

Ervin Karamuço, ekspert i Kriminalistikës në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC News, tha se diskoteka nuk plotësonte standardet e sigurisë.

“Janë shumë elementë që çuan në humbje njerëzish në numër kaq të lartë. Mbetet një aksident, ku për shkak të mungesës së njohurive të atyre që organizojnë këto evente mbi materialet që përdoren në këto ambiente dhe mbi planet e evakuimit që duhet të jetë të certifikuara, dhe të njohura. Këto janë pjesë e një problematike që nuk e vëmë re edhe në Maqedoninë e Veriut, por edhe në vende të tjera në Ballkan. Problem tjetër ka qenë jo vetëm tymi që asfiksoi shumë prej viktimave, por edhe shkelja e personave gjatë daljes. Njerëzit në panik nuk shikojnë për persona të tjera, dhe ka çuar në shtimin e numrit të viktimave”, tha ai.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!