Tragjedia me dhjetëra viktima në Koçan, prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për 16 persona

schedule12:54 - 19 Mars, 2025

schedule 12:54 - 19 Mars, 2025

Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka dorëzuar në gjykatën kompetente propozime për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj 16 personave, për tragjedinë që la pas 60 të vdekur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi zjarri përfshiu diskotekën “Puls”, ndërsa viktimat e raportuara ishin kryesisht të rinj.

Ndërsa ndaj dy personave të tjerë, me kërkesë të Prokurorisë, u është caktuar një ditë më parë masa e paraburgimit.

“Në total deri më tani është kërkuar masa e paraburgimit afatshkurtër për 18 persona”, njofton Prokuroria Publike në Koçan.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!