Maqedonia e Veriut- Pas tragjedisë së ndodhur në një klub nate, ku humbën jetën 59 persona, mësohet se ka dhënë dorëheqje kryetari i komunës së Koçanit, Lupço Papazov.
Papazov është pjesëtar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE. Papazov ka bërë një reagim në rrjete, sociale ndërsa ka shprehur ngushëllimet për jetët e humbura. Gjithashtu ka bërë të ditur edhe vendimin për t’u dorëhequr.
“Në këto momente të vështira për vendin tonë dhe për mua personalisht, dua të njoftoj se po dorëzoj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Komunës së Koçanit. Kjo humbje është e madhe! Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë”, ka shkruar mes tjerash Papazov.
/abcnews.al/