Tragjedia me 45 viktima, Zaev në Bullgari

schedule07:46 - 23 Nëntor, 2021

schedule 07:46 - 23 Nëntor, 2021

Kryeministri Zoran Zaev  pas tragjedisë është nisur menjëherë drejt bullgarisë ku është shprehur se është një ngjarje e rëndë.

Zaev nga Bullgaria ka shprehur ngushëllime për personat të cilët kanë humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në autostradën “Struma” në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona mes tyre 12 fëmijë.

Ndër të tjera Zaev ka thënë se për aksidentin ka qenë i informuar nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev dhe nga kryeministri Stefan Janev.

Zaev ka thënë se menjëherë është nisur për në Bullgari dhe se atje janë edhe ekipe të Maqedonisë së Veriut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!