Tragjedia me 45 viktima, Pendarovski shprehu ngushëllime për familjet që humbën të afërmit

schedule08:57 - 23 Nëntor, 2021

schedule 08:57 - 23 Nëntor, 2021

Presidenti Stevo Pendarovski ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga aksidenti që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari.

Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe të afërmit e të gjithë personave dhe bashkëqytetarëve tanë që humbën jetën dhe u lënduan në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ndodhi në territorin e Bullgarisë fqinje, ka shkruar Pendarovski.

Ai pret që autoritetet të bëjnë një hetim të plotë, për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësinë e tragjedisë, e cila siç shprehet ai nuk mbahet mend në historinë tonë të re./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!