Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tragjedia me 45 viktima në Bullgari, Meta: Hidhërim dhe trishtim për shqiptarët nga Maqedonia e Veriut

schedule08:55 - 23 Nëntor, 2021

schedule 08:55 - 23 Nëntor, 2021

Presidenti Ilir Meta ka shprehur trishtim për ngjarjen e rëndë të ndodhur Bullgari ku si pasojë e shkrumbimit nga flakët një të autobusi me turistë nga Maqedonia e Veriut ku humbën jetën 45 persona, ndërsa 7 ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Meta shprehet se ndjen hidhërim të madh për humbjen e jetës së shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut duke i uruar shërim të shpejtë të mbijetuarve.

“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.

Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit”, shkruan Meta. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!