Tragjedia me 14 viktima: Frenat e teleferikut në Itali të manipuluara, 3 të arrestuar

schedule15:23 - 26 Maj, 2021

schedule 15:23 - 26 Maj, 2021

Frenat e emergjencës në teleferikun që u rrëzua në Italinë veriore të dielën ishin të manipuluara. Lajmin e bënë të ditur prokurorët e çështjes ndërsa u njoftua po ashtu se për ngjarjen janë ndaluar tre persona mëngjesin e së mërkurës.

Tre të arrestuarit, mes të cilave është edhe pronari i firmës, akuzohen se kanë bërë një “gjest të ndërgjegjshëm” duke manipuluar frenat e emergjencës që të shmangnin ndërprerjet në shërbimin e teleferikut, shkruan abcnews.al

Siç raporton Ansa duke cituar kryeprokuroren publike Olimpia Bossi sitemi i teleferikëve kishte anomali që nga rinisja e punës nga fundi i prillit.

“Teleferiku kishte punuar në atë mënyrë për disa ditë dhe kishte bërë disa udhëtime,” është shprehur Bossi.

Dy të arrestuarit e tjerë janë drejtori i ndërmarrjes së menaxhimit të tramvajit, Ferrovie Mottarone dhe shefi operativ. Teleferiku po transportonte 15 persona në xhiron që zgjat 20 minuta mes qytetit turistik Stresa dhe malit Mottarone.

Ishte disa metra larg nga destinacioni kur u rrëzua nga 20 metra lartësi në pyje, pak pas mesdite të dielën. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!