Tragjedia/ Humbi babain e njerken për 3 ditë, regjisori Mario Banushi kthen dhimbjen në kryevepër

schedule09:31 - 18 Tetor, 2023

schedule 09:31 - 18 Tetor, 2023

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” 25-vjeçari Mario Banushi ka treguar mënyrën se si ka vënë në skenë tragjedinë. Ai rrëfen në ABC e Mëngjesit historinë e trishtë, ku brenda 3 ditësh humbi njerkën dhe babanë.

Ndërkohë kjo kryevepër skenike, “Mirupafshim Lindita”, shpall në Serbi Mario Banushin si regjisorin më të mirë. Po ashtu ai tregon se mori çmim në Greqi, ndërsa flet me krenari për origjinën e tij shqiptare.

“Është një vepër që mund të shihet nga të gjithë. Kam marrë shumë mesazhe nga shumë personazhe. Vepra i ka prekur shumë. Ka pasur të tjerë që e ndjejnë nga vështirësitë që kanë kaluar në jetë. Mami im po ashtu e ka parë dhe është prekur shumë”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!